Është e vërtetë që pandemia do të ndryshojë shumë gjëra, sidomos në aspektin ekonomik. Ndërsa disa industri si ajo e ndërtimit vuajnë efektet negative, fusha digjitale sheh benefite dita ditës.
Shembulli konkret është Li Ka-shing i cili ka arritur të mbajë titullin si njeriu më i pasur i Hong Kongut vetëm nga një investim i zgjuar në 2013. Kompania e tij CK Hutchison, e famshme për ndërtimin e disa prej qiellgërvishtësve më ikonikë të qytetit, ka deklaruar një ulje prej 29% të fitimeve dhe është në proçes uljesh kostosh.
Por 8.5% të aksioneve të blera nga një kompani në San Jose përbëjnë 1/3 e pasurisë së tij sot. Kjo kompani është pikërisht Zoom. Askush nuk e njihte më përpara por ditën e hënë raportohet se gjatë tre muajve të shkuar kompania ka parë një kërcim prej 355% në shitje. Duke i dhënë 8.5% të 92 vjeçarit nga Hong Kongu plot $11 bilion.
Sekreti i kësaj lëvizje të zgjuar është një këshilltar ekonomik i cili e pat parashikuar domosdoshmërinë e video telefonatave që në 2013. I njejti këshillues ka besuar në Facebook dhe Spotify në ditët e tyre të para.