Netflix ka filluar testimin e një shërbimi të ri kërkimi të fuqizuar nga OpenAI që mund të ndihmojë klientët të gjejnë filma dhe shfaqje për të parë, sipas Bloomberg.
Gjigandi i transmetimit të filmave thuhet se u ka dhënë përdoruesve të zgjedhur në Australi dhe Zelandën e Re mundësinë për të testuar këtë shërbim të ri. Ai do t’i lejojë përdoruesit të kërkojnë për terma të ndryshëm nga titulli i një shoë specifik, apo dhe emrin e një aktori ose zhanri që duan të shikojnë.
Netflix pritet t’u ofrojë këtyre përdoruesve një mënyrë për të kërkuar përmbajtje duke përdorur terma më specifikë, madje dhe duke u bazuar në gjendjen e tyre emocionale. Me sa duket, kjo do të thotë që shërbimi mund të shfaqë shfaqje dramatike kur ju kërkoni për diçka “të trishtueshme“, dhe ndoshta ju mund të bëni një kërkesë të gjatë për një film që dëshironi të shihni dhe OpenAI do të gjejë filmin e duhur për ju.
Netflix tashmë përdor inteligjencën artificiale për disa nga shërbimet e tij ekzistuese, të tilla si të mësuarit e preferencave të përdoruesve bazuar në historinë e tyre të shikimit për të rekomanduar tituj që ata kanë më shumë gjasa t’i shikojnë. Tashmë kompania po kërkon më shumë mënyra për të përdorur teknologjinë. Për momentin, kërkimet e mbështetura nga OpenAI po testohen vetëm në të dy vendet, por Netflix thuhet se ka plane për të zgjeruar testimin e tij në më shumë tregje.
Kompania ka histori të shpërndarjes së veçorive për përdoruesit e Android para se t’i bëjë ato të disponueshme në iOS. Megjithatë, këtë herë, funksioni është aktualisht i aksesueshëm vetëm në pajisjet iOS dhe është e paqartë nëse tregjet e ardhshme të testimit do të jenë në gjendje ta përdorin atë në Android.