Justin Bieber u rikthye me një album të ri në 2020 pas katër vitesh mungese dhe Yummy, e krijuar për të qënë një trend në TikTok, duket se nuk po merr vëmendjen e duhur.
Nëse midis fansave është normale që të bashkohen e të gjejnë mënyra për një rezultat të suksesshem online, përkrahja e tyre nga artistët është ajo që po na habit. Dhe Justin sapo e ka bërë.
Artisti kanadez ka postuar (dhe më pas fshirë) një post në të cilin fansat udhëzohen si duhet të veprojnë që Yummy të rritet në pozicionet e Spotify dhe iTunes. Midis ideve, fansat drejtohen të bëjnë këngën disa herë në web, të krijojnë një playliste në Spotify vetëm me Yummy dhe ta lënë atë të luhet gjithë ditën ose natën teksa ata janë në gjumë, dhe nëse nuk je nga USA Justin të udhëzon se si kjo pengesë zgjidhet duke ndërruar VPN.