June 08, 2023

Netflix do të risjelli Squid Game në një program të ri që ofron një çmim $4.56 milionë për fituesin.

Netflix do të risjelli Squid Game në një program të ri që ofron një çmim $4.56 milionë për fituesin.

Që në momentin e lançimit, Squid Games u shndërrua në një serial fenomenal. Shikuesit mbetën tepër të argëtuar nga elementët mbërthyes të këtij seriali dhe brenda pak ditësh aktorët koreanë të serialit ishin më të kërkuarit në internet.

Tashmë Netflix ka vendosur që të gëzojë sërisht fansat e Squid Game, jo me një sezon të ri por duke organizuar një program të ngjashëm me lojrat e serialit ku i ofron fituesit një çmim prej $4.56 milionësh. Pritet që ky program të transmetohet nga Netflix në nëntor të këtij viti, në bazë të deklaratës së publikuar në 18 maj.

Sigurisht që në këtë program televiziv nuk do të ketë asnjë situatë “jetë a vdekje” si në serialin e regjizorit Hwang Dong Hyuk. Do të marrin pjesë 456 konkurues në total në këtë format që do të sfidojnë njëri-tjetrin për të fituar çmimin e madh $4.56 milionë, që është një vlerë rekord e ofruar nga këto programe.

Aleancat, planet apo dhe tradhëtitë pritet të jenë elementët kryesorë të këtij programi, të cilët do të vendosin fatin e pjesëmarrësve. Ky program do të ketë në total 10 episode të cilat janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Wednesday, 24 May 2023 18:07

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo