October 18, 2021

Një aeroplan i Air India ngec nën një urë

Një aeroplan i Air India ngec nën një urë

Aeroplani i Air India i cili nuk ishte në gjendje pune ka ngecur nën një urë të kryeqytetit Delhi ndërkohë që ai po transportohej. Një gazetar ka regjistruar videon ku duket mjaft qartë se si aeroplani ka ngecur dhe e ka publikuar atë në adresën e tij në Twitter.

 

 

Vetë gazetari shpërndau më vonë një deklaratë nga Air India ku tregohej se kompania nuk kishte më asnjë lidhje me këtë aeroplan, pra ai ishte shitur. “Ky është një aeroplan në gjendje jofunksionale i Air India i cili është shitur. Ai është transportuar ditën e djeshme nga pronarët e rinj. Air India nuk ka asnjë lidhje me këtë aeroplan në asnjë rrethanë.” u shpreh zëdhënësi i kompanisë në deklaratën e tij.

Pasi video u bë virale në rrjetet sociale, një komentues tregoi se aeroplani ka tashmë disa ditë që gjendet nën urë, që nga data 2 tetor.

 

 

Dhe zyrtarët e Delhi Airport treguan për Times of India se “aeroplani sigurisht nuk i përket më flotës së Delhi”, dhe se pronari i ri duhet të ketë bërë një gabim gjatë transportimit të tij.

Wednesday, 06 October 2021 08:36

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo