Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, vendosi t’i bashkohet Scuderia Ferrari pas 12 vitesh të suksesshme me ekipin e Mercedes. Shpesh herë ai ka shprehur admirimin për Ferrari, duke e përshkruar si “një ekip legjendar” në historinë e F1. Ishte një ëndërr prej kohësh e Hamilton të përfaqësonte ekipin ikonik italian, dhe këtë sezon ëndrra e tij do të shndërrohet në realitet.
Me nisjen e sezonin të ri, e gjithë vëmendja do të jetë mbi numrin 44 dhe partnerin e tij Charles Leclerc, ndërkohë që pritshmëritë janë shumë të larta. Me përvojën e tij të jashtëzakonshme dhe një dëshirë të përbashkët për të kthyer Ferrarin në lavdinë e hershme, ky partneritet përfaqëson një moment tepër të rëndësishëm në historinë e F1.
Ndërkohë që të gjithë fansat e Ferrari janë në pritje prezantimit të makinës së re për këtë sezon dhe performancës së Hamilton, drejtuesi Fred Vasseur ka disa lajme të mira. Ai konfirmoi se makina e re Ferrari do të prezantohet gjatë eventit F1 75 i cili do të mbahet në datën 18 shkurt ku do të jenë të pranishëm 20 pilotët dhe 10 ekipet e F1.
1 ditë më vonë, me 19 shkurt, makina do të testohet për herë të parë në Maranello, dhe pse Ferrari nuk ka konfirmuar se cili do të jetë drejtuesi që do të testojë këtë makinë. Pas këtij eventi në Maranello, Ferrari do të shkojë drejt e në Bahrein për tre ditë testimi, i cili fillon më 26 shkurt në Bahrain International Circuit.
“Është një periudhë shumë e shkurtër. Në fund të ditës, ju keni lëshimin e makinës më 19 shkurt – dhe më pas do të shkojmë drejtpërdrejt në Bahrein për testin e parë dhe në Melburn. Dhe pse gjithçka do të jetë si me nxitim, nuk jam aspak i shqetësuar. Ai [Hamilton] po vjen me përvojë për këtë. Ai bëri gati 20 sezone në F1 – dhe do ta menaxhojë në mënyrë perfekte këtë periudhë.” tha Fred Vasseur.