Facebook ka vazhduar t’i kundërpërgjigjet deklaratave të presidentit Biden, ku ai u shpreh se keqinformimi në Facebook dhe platforma të tjera të ngjashme po vret njerëz.
Së fundmi në një postim në blog zëvëndës presidenti i integritetit Guy Rosen është shprehur se “faktet tregojnë një histori tepër të ndryshme nga ajo që po promovohet nga administrata ditët e fundit.”
“Në një kohë kur rastet e infektimit me COVID-19 po shtohen dita-ditës në SHBA, administrate Biden ka vendosur të fajësojë një grup rrjetesh sociale amerikane. Rrjetet sociale luajnë një rol tepër të rëndësishëm në shoqërinë e sotme, dhe është tepër e qartë se ne kemi nevojë për një trajtim social të përbashkët për t’i dhënë fund kësaj pandemie. Faktet, dhe jo akuzat, duhet të ndihmojnë përmes informimit këtë përpjekje.
Sipas postimit të Rosen, Facebook ka bashkëpunuar me Carnegie Mellon University dhe University of Maryland në një studim global rreth simptomave të COVID-19, testimit dhe shkallës së vaksinimit. Rezultatet tregojnë se 85% e përdoruesve të Facebook në SHBA janë ose kanë dëshirë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. “Qëllimi i administratës Biden ishte që të paktën 70% e amerikanëve të vaksinoheshin deri në 4 korrik. Facebook nuk është arsyeja e mospërmbushjes së këtij qëllimi” shtoi Rosen.