Imagjinoni të keni kaluar një fundjavë duke u munduar të hiqni mendjen nga presioni konstant që ju vjen nga drejtuesi juaj në punë, dhe kur të vini ditën e hënë në zyrë të shikoni së ajo është shndërruar në një dhomë gjumi. Në këtë mënyrë ju kujtoni mënjëherë se “kjo është tashmë jeta juaj” dhe se duhet të punoni me orare të zgjatura prë të arritur afatet kohore.
Sipas një raportimi nga Forbes, kjo është lëvizja e rradhës e Elon Musk për punonjësit në Twitter. Raportimi i Forbes bazohet në disa fotografi të bëra leak ku tregohen dhomat e gjumit të pajisura me dyshekë, tapetë portokalli dhe perde me ngjyrë të zbehtë, së bashku me disa karrige dhe monitorë.
When you need something from your boss at elon twitter pic.twitter.com/hfArXl5NiL
— Evan Jones (@evanstnlyjones) November 2, 2022
Nuk është bërë e ditur se sa është numri i zyrave të shndërruara në dhoma gjumi, megjithatë punonjësit kanë treguar për Forbes se gjenden rreth 4 deri në 8 për kat.
Pronari i ri i Twitter duket se e ka pëlqyer shumë zbatimin e kësaj taktike mbi punonjësit e tij. Më herët gjatë këtij viti, një tjetër kompani nën drejtimin e Musk, Tesla, kërkoi nga punëtorët në Shanghai që të flinin në punë dhe të vazhdonin prodhimin e makinave gjatë pandemisë.
Kompania pajisji punonjësit me dyshekë në mënyrë që ata të flinin në dyshemenë e fabrikës.