Njeriu më i pasur në planet mendon se njerëzit po tregohen shumë kritikë me marrëveshjen e tij për blerjen e rrjetit social Twitter, e cila përdoret nga miliona njerëz.
Përmes një komentimi në Twitter, Elon Musk tregoi se ishte dakord me një ndjekës që shpjegonte se kjo marrëveshje po shoqërohet me shumë më tepër komente negative se në rastin e blerjes së The Washington Post nga Jeff Bezos në 2013 për $250 milionë.
“Asnjë person që shqetësohet rreth blerjes së Twitter nga Elon Musk nuk është shqetësuar ndonjëherë nga zotërimi i The Washington Post nga Jeff Bezos.” tha përdoruesi Michael Malice. Musk komentoi se ky “është një mendim i mirë” dhe e shoqëroi komentin e tij me një emoji që mendohet.
Good point ?
— Elon Musk (@elonmusk) October 22, 2022
Pas disa muajsh plot debate, marrëveshja për blerjen e Twitter për $44 miliardë duket se është pranë finalizimit. Disa përdorues në platformë mendojnë se me ardhjen e Musk në Twitter moderimi do të jetë shumë më i lirë, gjë që mund të çojë në shpërndarjen e fjalimeve diskriminuese, informacioneve të gabuara apo përmbajtjeve të rrezikshme në platformë.
Për të përforcuar këto zëra, Elon Musk ka treguar se ka në plan të pushojë nga puna 75% të stafit të Twitter. Një tjetër problem problem për përmbylljen e kësaj marrëveshje mund të jetë dhe qeveria e SHBA, të cilët po rishikojnë detajet.