Në vitin 2017 një nga momentet më të bukura të internetit ishte “BBC Dad”. Robert Kelly reporteri i redaksisë në një lidhje live nga shtëpia e tij, po shpjegonte situatën politike në Korenë e Jugut ku punon dhe jeton me familjen e tij.
Kelly ama, nuk e dinte se fëmijët e tij kishin plane të tjera. Në një moment gjatë intervistes vajza e tij Marion, në atë kohë vetëm 4 vjeç, hap derën dhe hyn në studio “si me 30 vetë” dhe as që do tia dijë për të atin dhe punët e tij prej të rrituri. Një rrezik deri diku i menaxhueshëm, por sekonda më pas përforcimet vijnë në formën e vëllait më të vogël, James, i cili futet në dhomë duke “xhiruar gomat e karrocës së tij”.
Mamaja e fëmijëve Kim, Jung- A futet si vetëtimë brenda pak sekondave dhe neutralizon armikun, por sidoqoftë tepër vonë, dëmi tashmë është bërë. Meme e radhës e cila do të pushtonte botën sapo kish lindur.
Nëse në ditë të tilla ku pjesa më e madhe prej nesh po punojnë nga shtëpia, fëmijët po na ndërpresin herë pas here, kjo video na kujton se nuk ka asgjë të keqe, femijët të cilët për fat të mirë nuk e kuptojnë seriozitetin e gjendjes janë aty për të na kujtuar se sa shumë na duhet të duhemi e sa më pak serioz duhet të jemi.
Pas tre vjetësh, familja Kelly rikthehet në një lidhje tjetër live ku të gjithë bashkë tashmë flasin për situatën aktuale në Korenë e Jugut.
Një vend i marrë shembull nga OBSH për sa i përket efikasitetit me të cilin po e lufton pandeminë. Nëpërmjet testeve masive dhe përgjegjshmërisë të lartë të treguar nga populli vetë.
Këto informacione i thekson Robert, sa për Marion dhe James ky ishte thjesht Mission Impossible 2.