Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë në histori një ADN që daton 2 milionë vite më parë, duke thyer rekordin e mëparshëm me 1 milionë vite. Fragmentet mikroskopike, të gjata sa një e milionta e një milimetri, u zbuluan në një sediment nga epoka e akullnajave në Groenlandën e veriut.
Kjo ADN ka bërë të mundur që ekspertët të eksplorojnë ekosistemin prehistorik ku ekzistonin kafshë si drerët me brirë të mëdha, lepuj, si dhe mastodonët, tepër të ngjashëm me mamuthët.
Mendohej se mastodonët nuk gjendeshin përtej kufinjve të Amerikës së Veriut, megjithatë zbulimi i ri tregon se i njejti lloj i kafshëve gjendej dhe në Groenlandë para se të zhdukej. Është zbuluar gjithashtu prania e pemëve si mështekna dhe plepi, bashkë me disa mikroorganizma të tjerë.
Profesori Eske Willierslev nga Cambridge University tha: “Një kapitull i ri disa milionë vite më parë në histori është hapur për herë të parë dhe ne kemi arritur të analziojmë ADN e ekosistemit që gjendej kaq vite më parë. ADN mund të degradohet shumë shpejt, mirëpo ne dimë se nën kushtet e duhura, ne mund të shikojmë pas në kohë më larg se njerëzit kanë menduar ndonjëherë.”
41 ADN e gjetura ishin të fshehura në një depozitë sedimentesh 100 metra të trashë.
Shkencëtarët besojnë se ky zbulim do të ndihmojë në luftën kundër impaktit të madh të ngrohjes globale.