Një raportim i ri nga Bloomberg Intelligence sugjeron se Tesla nuk do të jetë më prodhuesi më i madh i makinave botë nga viti 2024, pasi Volkswagen pritet të marrë ”kurorën” përmes rritjes së prodhimit të makinave në Evropë dhe Kinë.
Bloomberg Intelligence përmendi se Volkswagen është aktualisht prodhuesi më i madh në Evropë i makinave elektrike, dhe makinat e reja të prodhuara po ndihmojnë në rritjen e kompanisë. Prodhuesi i makinave prezantoi dhe I.D Buzz, një tjetër version elektrik i makinës ikonike, i cili do të lançohet shumë shpejt në Evropë, duke filluar nga muaji tetor për afërsisht $70,000. Kjo makinë elektrike do të ketë një autonomi prej 415km dhe do të karikohet nga 5 në 80% në vetëm 30 minuta.
Megjithatë nga ana tjetër Tesla mbetet makina dominuese në SHBA: rreth 75% e të gjithë makinave elektrike të shitura në këtë shtet nga janari në mars të këtij viti ishin nga Tesla. Me shumë mundësi kompania do të ruajë pozicionin e saj në SHBA, ndërkohë që konkurentët kryesorë si Ford dhe GM po pengohen nga kostot e larta të baterive dhe kapacitetit të prodhimit.
Në vitin 2025 pritet që kompania kineze BYD të renditet në vendin e 3-të pas Tesla dhe Volkswagen, me rreth 2.5 milionë pajisje të shitura.