Ndonjëherë dhe drejtuesit më të mirë të makinave mund të hasin probleme me parkimin e makinës në paralel, sidomos kur vendi është i ngushtë. Mirëpo Hyundai po punon për të krijuar një teknologji të re që do të lehtësojë aq shumë proçesin e parkimit, saqë dhe drejtuesit më të keq do ta kenë të lehtë të parkojnë makinën. Në të njejtën kohë makina do të fitojë dhe aftësinë për t’u rrotulluar 180 gradë në një hapësirë shumë të vogël.
Makina e parë në të cilën është testuar ky sistem është një Hyundai Ioniq 5. Prodhuesit shfaqin mjaft qartë se si makina mund të parkohet në një hapësirë shumë të ngushtë nëpërmjet sistemit të ri, duke rrotulluar rrotat në kënd 90 gradë dhe duke bërë që makina të ecë anash. Në këtë mënyrë makina parkohet pa patur aspak nevojë që të ndërroni vazhdimisht marshet si dhe shmangni goditjen e një makine tjetër të parkuar.
Autoblog shpjegon se sistemi e-Corner ka të përfshirë nevojat për të lëvizur timonin, frenat dhe amortizatorët në një modul të lidhur me motorin all-wheel. Gjithashtu këto module rrisin lartësinë e shasisë duke lehtësuar proçesin e daljes së gomave.
Hyundai shpreson që të nisë marrjen e porosive për këtë sistem në vitin 2025.