Deri pak ditë më parë, “eCall” ishte një prej risive më të veçanta të Mercedes-Benz. Sot, kompania gjermane ka deklaruar se 1.29 milion makina në Amerikë do të duhet të tërhiqen pasi ky shërbim nuk lidh saktë vendodhjen në raste raportimi të një aksidenti apo emergjence.
Tërheqja po kërkohet për modelet CLA-Class, GLA-Class, GLE-Class, GLS-Class, SLC-Class, A-Class, GT-Class, C-Class, E-Class, S-Class, CLS-Class, SL-Class, B-Class, GLB-Class, GLC-Class dhe G-Class të prodhuara nga viti 2016 në 2021.
Si funksionon eCall?
Gjigandi gjerman konfirmoi se deri tani asnjë aksident nuk është shkaktuar nga ky problem dhe siguroi se çdo funksion tjetër emergjence është plotësisht funksional në makinat e prekura.
Ndërkohë që nuk kemi asnjë njoftim nga Mercedes-Benz Europe, Reuters raportoi në vitin 2019 se kompania po hetonte për një rast të ngjashëm i regjistuar në rrugët e kontinentit tonë.