AC Schnitzer sjell një tjetër BMW të modifikuar për policinë gjermane. Për fat të keq kjo bishë nuk do të lëshohet rrugëve as për të patrulluar. Ajo është një makinë vetëm për show, e ndërtuar vetëm për fushatën e Association of German Automobile Tuners dhe Ministrinë Federale të Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, me qëllim për të treguar se makinat gjermane mund të bëjnë zemrën e një fansi të rrahë por të jetë edhe e sigurtë.
Fuqia e motorrit V8 biturbo është ngritur nga 530 në 630bhp, dhe ka marrë marmita me fibra karboni. Suspencioni është ulur me 30mm përpara dhe 35mm prapa, dhe rrotat 21-inch vishen nga Hancook. Dhe pamja e jashtme e kësaj BMW M850i është mbështjellë nga vijat formale të forcave të rendit gjermane.
Një difuzor karboni, skirte dhe splitera pretendohet të përmirësojnë aerodinamikën e saj por padyshim që fenalina aspak e mprehtë që ndodhet sipër saj do të prishin punë. Pjesa e brendshme është krejt e zakonshme.
Automjeti do të jetë pjesë e ekspozitës BMW Welt në Munich dhe do të shëtisë në shumë ekspozita dhe evente gjatë 2021.