June 25, 2022

Ford nuk po përfiton më nga shitja e Mustang Mach-e për shkak të inflacionit

Ford nuk po përfiton më nga shitja e Mustang Mach-e për shkak të inflacionit

Drejtuesi Financiar i Ford, John Lawler, zbuloi se Ford nuk ka më asnjë përfitim nga shitja e makinës elektrike Mustang Mach-e për shkak të nivelit të rritur të inflacionit. Ky lajm surprizues u zbulua gjatë një konference në ditën e mërkurë në Deutsche Bank, ku cilësoi si arsyen kryesore se përse kompania nuk po nxjerr përfitime rritjen e kostos së materialeve të baterisë.

Kur Mach-e u lançua në vitin 2020, prodhuesi kishte përfitime me shitjen e çdo njësie. Ford bëri një rritje çmimi të Mach-e gjatë vitit të kaluar për të ndihmuar rritjen e kostove të baterisë, mirëpo kjo rritje tashmë është zhvlerësuar tërësisht, sipas Lawler.

106809613-1607633224994-F14B505C-D5EC-41FB-9DF9-8479D6BCBC01.jpg

Dhe pse çmimet janë rritur, Lawler tregon se Ford nuk po shikon një ulje të kërkesës për makinën elektrike, dhe pse divizioni i shërbimeve financiare tregon se ppo shikojnë një rritje të shkeljeve, ku klientët nuk po kryejnë pagesat, ose po i kryejnë me shumë vonesë.

Ford raportoi se ka shitur më shumë Mach-e se më parë, pothuajse 5,200 njësi brenda një muaji, një rritje prej 166% krahasuar me muajin maj të 2021.

Është e rëndësishme të theksojmë se gjatë kësaj jave Ford lajmëroi se Mach-e vuan nga një problem potencial ku mund të humbë fuqinë. Për këtë arsye është e nevojshme tërheqja e rreth 50,000 makinave nga tregu për t’u rregulluar.

Thursday, 16 June 2022 09:37

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019