Cadillac ka prezantuar disa koncepte të makinave të cilat janë shumë herë më të përmirësuara në krahasim me konceptet e vitit të mëparshëm, dhe janë dizenjuar për të kënaqur 1 përqindëshin e 1 përqindëshit të popullsisë.
E ashtuquajtura Cadillac InnerSpace është një makinë luksoze tërësisht autonome dhe elektrike. Ky koncept do t’i bashkohet Halo Concept Portfolio të kompanisë, në të cilën gjenden shumë nga modelet e dizenjuara më parë. Një shërbim mjaft i çuditshëm që ofrohet nga kjo makinë është hapja e pjesës së sipërme të makinës.
Njësoj si të gjithë makinat e mira autonome, InnerSpace nuk ka pedale dhe timon. Në interiorin e këtij Cadillac ju do të ndiheni sikur të ishit brenda një anije kozmike, dhe para jush do të shpaloset një ekran gjigand i harkuar. Me pak fjalë, ju nuk do të jeni në gjendje të shikoni rrugën, pasi komplet xhami i përparmë është i zënë nga ky ekran.
“Elektrifikimi dhe drejtimi autonom i makinave do të ndryshojë rolin e makinave dhe eksperiencën e klientëve në to.” tha Bryan Nesbitt, drejtori ekzekutiv i GM. “Ne po eksplorojmë mundësinë e përfshirjes së këtyre koncepteve inovative duke promovuar mirëqenien dhe duke i ofruar klientëve më tepër kohë personale.”
Makinat autonome janë shumë të shtrenjta për t’u prodhuar, për shkak të komponentëve të nevojshëm, dhe Cadillac mund të jetë kompania e duhur për të marrë përsipër krijimin e një makine të tillë luksoze.