Volvo njihet si një kompani lider në tregun e automjeteve falë performancës, sigurisë dhe inovacionit që sjell vit pas viti. Kurdo që flitet për makinat e reja nga Volvo, makinat e përdorura të çertifikuara ose shërbimet e mirëmbajtjes përmendet kualiteti i lartë i kompanisë. Për të kuptuar më mirë kompaninë si një e tërë mjafton të ndiqni 3 fakte që mund të mos i keni dëgjuar asnjëherë më parë.
Logo e Volvo-s nuk simbolizon gjininë mashkullore
Shumë njerëz e ngatërrojnë logon e Volvo-s me simbolin e gjinisë mashkullore, por kjo logo nuk u dizenjua aspak për t’i ngjajtur atij simboli. Prej disa shekujsh, ky simbol është përdorur për të përfaqësuar shumë gjëra të ndryshme. Kimistët e lashtë e përdorin atë si një simbol të hekurit ndërsa romakët e lashtë e përdornin si një simbol për Marsin, zotin e luftës. Ky simbol u përzgjodh nga Volvo pasi makinat janë të dizenjuara për jetëgjatësi dhe siguri.
Volvo përdori rripat e sigurimit para se ato të kërkoheshin me ligj
Volvo ka vendosur gjithnjë sigurinë të parën. Në 1950, inxhinieri i hapësirës ajrore Nils Bohlin përdori eksperiencën e tij në ndërtimin e ndenjëseve “të shkëputshme” në avionë dhe e përshtati atë për makina. Në 1959, sistemi i sigurisë me 3 pika i rripit u përdor në Volvo PVS44, pothuajse 10 vite para se ish-presidenti Lyndon Johnson të firmoste një projektligj ku u bë e detyrueshme prania e rripit të sigurimit në çdo makinë. Dizajni i Bohlin shërbeu si një standart për të gjithë rripat e sigurimit që gjenden në treg ditët e sotme.
Volvo mban rekordin për numrin më të madh të kilometrave të regjistruara në një makinë
Sa kilometra keni realizuar me makinën tuaj deri më tani? 200,000? 500,000? 1,000,000? Cilado shifër qoftë, ju nuk mund të kaloni dot numrin e kilometrave që kjo makinë ka përshkuar. Bëhet fjalë për një Volvo P1800 të 1966 nën pronësinë e Irvin Gordon. Kjo makinë njihet nga Guinness Book of World Recod si makina me më shumë kilometra të realizuara, me më shumë se 4,800,000 kilometra.
Kjo distancë është e barabartë me 6 udhëtime vajtje-ardhje në Hënë.