Popullariteti i Vines vazhdon të mbahet mend, me super yjet që vazhdojnë të korrin sukses në platforma të tjera.
Secila gjeneratë duket se medoemos e kërkon një platformë me video të shkurtra, dhe sikur edhe vetëm një rrjet social të kesh me siguri të paktën 10 video Tik Tok në ditë i ndesh.
Kaq i famshëm ka rezultuar Tik Tok sa i madh e i vogël nuk kursehen të bëhen gazi i botës. Dhe kaq i suksesshëm ka rezultuar nga ana tjetër sa gjigandë të tjerë mundohen vazhdimisht të sjellin konkurentë, ashtu si Facebook prezantoi Lasso, por askush nuk di për të. E poashtu Google diskutoi të blinte Firework por asnjë e dhënë e re nuk ka dalë.
Kjo e fundit ama paska plane për platformën më serioze dhe më të vjetër të video sharing pa të cilën askush nuk bën dot; YouTube.
Do të quhen Shorts dhe do të jenë një TikTok i integruar brenda YouTube me të gjitha filtrat dhe opsionet e TikTok.
Në pamundësi për të krijuar një rival të denjë, YouTube ka vendosur tu mundësojë krijuesve dhe shikuesve të vetë, opsionin e videove të shkurtra duke ofruar në fillim një opsion vetëm për mobile.
Edhe pse YouTube nuk do të ngelet prapa me kohën, ashtu si implementimi i stories në të, do të vazhdojë të ngelet burimi kryesor serioz i internetit për video. Ndaj do të na vinte keq nëse kjo nevojë për të kapur trendin e momentit, (të cilat historia ka treguar se ashtu si vijnë ikin) do të largonte përdorues serioz të platformës.
Nëse do të vijë në jetë me të vërtetë ngelet për tu parë nga fundi i 2020, e sidoqoftë akoma janë vetëm zëra.