Platforma e komunikimit nëpërmjet mesazheve WhatsApp po përgatit të lançojë një shërbim të ri për të gjithë përdoruesit të quajtur “Groups in Common”, që lejon përdoruesit të shikojnë një listë me grupet ku një person i caktuar është prezent.
Për momentin ky shërbim është shfaqur tek të gjithë përdoruesit e versionit beta të WhatsApp në iOS dhe Android. Seksioni “Groups in Common” do të shfaqet sa herë që ju të kërkoni për një person në shiritin e kërkimit.
Në javët në vijim pritet që shërbimi të vijë drejt shumë më tepër përdoruesve, jo vetëm për përdoruesit e versionit beta.
I njejti shërbim është i pranishëm dhe në WhatsApp Desktop, ku ju mund të gjeni se në cilat grupe është i pranishëm një person pa patur nevojë që të hapur chat-in me to.
Javën e kaluar u raportua se platforma kishte nisur të testonte një shërbim të ri “approve new participants” për pranimin e pjesëmarrësve të rinj në grup që gjendej në settings.