Twitter ka vendosur të publikojë një shërbim të ri i cili do të tregojë numrin e përdoruesve që shikojnë tweet-in tuaj, në mënyrë të ngjashme me videot në YouTube.
“Twitter do të prezantojë View Count, dhe ju do të keni mundësinë të shikoni se sa herë një tweet është parë! Në këtë mënyrë do të tregohet se Twitter është akoma më i gjallë se ç’duket, pasi mbi 90% e përdoruesve në Twitter lexojnë, por nuk i pëlqejnë ose përgjigjen të gjitha tweet-eve që lexojnë, pasi këto janë veprime publike.” tha Elon Musk.
Twitter is rolling out View Count, so you can see how many times a tweet has been seen! This is normal for video.
Shows how much more alive Twitter is than it may seem, as over 90% of Twitter users read, but don’t tweet, reply or like, as those are public actions.
— Elon Musk (@elonmusk) December 22, 2022
Musk duket shumë entuziast ndërkohë që prezanton shërbimin më të ri të kësaj platforme, pasi në këtë mënyrë do të tregohet se sa shumë njerëz e përdorin Twitter. Mirëpo për fatin e keq të disa përdoruesve, ky shërbim mund të ketë efektin e gabuar dhe të tregojë se më pak njerëz lexojnë tweet-et e tyre.
Në të vërtetë, Twitter prej kohësh ofron një shërbim ku të gjithë profilet publike mund të shikojnë në detaje statistikat e një tweet-i, që nga numri i personave që kanë shikuar një postim, personat që kanë ndërvepruar me të dhe detaje të tjera.
It’s only visible to the tweets that have been posted after Dec 15 though! pic.twitter.com/rwLtIzv7R3
— Nima Owji (@nima_owji) December 22, 2022
Kësaj here ndryshimi i vetëm është se këto statistika do të mund të shikohen nga të gjithë ndjekësit, dhe nuk do të jenë më private.
Disi pak jashtë teme: MrBeast pyeti Elon Musk nëse ai mund të jetë CEO i ardhshëm i Twitter, dhe multimiliarderi iu përgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të përjashtohet.