Kur Kevin Systrom dhe Mike Krieger krijuan Instagram, ato ndoqën valën e ndryshimeve të mëdha teknologjike duke ndërtuar një gjë të vogël të dobishme. iPhone ndihmoi në rritjen e fotografimit nëpërmjet smartphone-ve, prandaj Instagram shfrytëzoi këtë fakt duke ofruar filtra të rinj falas për përmirësimin e mënyrës se si këto fotografi duken.
Dhe pas shitjes së Instagram në vitin 2012, Systrom dhe Krieger vazhduan të punonin me Facebook deri në një moment ku marrëdhëniet u bënë shumë të vështira dhe vendosën të largoheshin. Megjithatë, 4 vite pas largimit të tyre CEO i Meta Mark Zuckerberg, Systrom dhe Krieger janë bashkuar sërisht për të krijuar një aplikacion të ri të quajtur Artifact.
Qëllimi kryesor është arritja e një suksesi të ngjashëm me atë të Instagram si nëj rrjet social, mirëpo Artifact do të shërbejë dhe si një aplikacion për leximin e lajmeve. Aplikacioni ka një ndërfaqje të ngjashme me Instagram, ku përdoruesit do të rrëshqasin ekranin për të parë lajme rreth interesave të tyre.
Më pas përdoruesit do të kenë mundësinë të diskutojnë me miqtë e tyre rreth lajmeve që po lexojnë, duke krijuar një hapësirë të ngjashme me rrjetet sociale. Në të ardhmen krijuesit e aplikacionit besojnë se kompania do të krijojë përmbajtjet e veta, ndoshta duke përdorur AI për të përmbledhur apo analizuar ngjarjet më të mëdha të ditës.