Dhe pse rezultati është më shumë i bezdisshëm se sa i rrezikshëm, një hallkë në sistemin two-factor authentication të WhatsApp e bën të thjeshtë që një person t’ju kyçë jashtë adresës suaj në këtë aplikacion për një kohë të caktuar.
Është e rëndësishme për t’u theksuar se nëpërmjet kësaj metode, “sulmuesi” nuk mund të përdorë adresën tuaj, thjesht mund t’ju bezdisë duke bllokuar aksesin tuaj në aplikacion për një kohë të caktuar.
Si mund të mbrohem nga ky sulm?
WhatsApp fton të gjithë përdoruesit që të lidhin një adresë emaili me proçesin two-step verification, duke ju ndihmuar ju në raste të tilla. Ju mund ta bëni këtë duke hapur fillimisht WhatsApp > Settings > Two-Step Verification dhe më pas shkruani adresën tuaj të emailit.
Kjo nuk do ta ndalojë një sulm të tillë, por do të bëjë më të thjeshtë komunikimin me shërbimin e klientit në WhatsApp nëse ju e gjeni veten në një situatë të tillë, ku nuk jeni në gjendje të përdorni adresën tuaj.
WhatsApp po kërkon të gjejë një zgjidhje për këtë problem duke aplikuar një proçes verifikimi 2FA.