Intellectual Property Office (IPO) në Mbretërinë e Bashkuar tha përmes një deklarate ditën e martë se shpërndarja e password-it të shërbimeve streaming si Netflix, Amazon Prime apo Disney+ është e jashtëligjshme.
Kjo gjë tregon se me mijëra qytetarë në Britani kanë shkelur ligjin duke shpërndarë detajet e adresës së tyre me miqtë e tyre. Analistët parashikojnë se më tepër se 100 milionë detaje të adresave të Netflix janë shpërndarë në botë, 30 milionë të të cilave janë vetëm në SHBA dhe Kanada.
Një tjetër shkelje e të drejtave të autorit është dhe publikimi i fotografive në rrjetet sociale pa lejen e autorëve, si dhe shikimi i filmave, serialeve apo sporteve live pa paguar për abonimin përkatës. IPO publikoi këto detaje në deklaratën e ditës së martë, dhe pas pak minutash fshiu referencën mbi shpërndarjen e passwords.
Megjithatë, një zëdhënës konfirmoi se shpërndarja e password-eve është një shkelje e ligjit. “Ekzistojnë disa masa në ligjet kriminale dhe civile të cilat mund të aplikohen në rastin e fenomenit të shpërndarjes së password-eve, ku qëllimi është ofrimi i aksesit në publikime të mbrojtura nga të drejtat e autorit drejt personave që nuk paguajnë.”
Këta persona mund të gjykohen për thyerjen e kontratës, mashtrimin apo shkeljet sekondare të të drejtave të autorit, në varësi të rastit.
Megjithatë agjencia shtoi se e gjithë puna mbetet tek kompanitë si Netflix, të cilat duhet të padisin përdoruesit që shkelin këto ligje.