NX Studio i Nikon është një aplikacion që kombinon menaxhimin e fotove post-shooting me një software editues për një zgjidhje universale, dhe tani po ofrohet falas për përdoruesit e Mac dhe PC.
Ky aplikacion zëvëndëson dy programet individuale ViewNX dhe Capture NX-D që ofroheshin më parë nga Nikon. Tani i gjithë funksionaliteti ka kaluar në një aplikacion të vetëm.
NX Studio ka një suport të gjërë për RAW files, duke përfshirë RAW, .NEF dhe .NRW që mund të përdoren nga kamerat e reja mirrorless të Nikon.
Në pjesën e menaxhimit, fotot prezantohen në një pamje të re me opsione të ndryshme duke përfshirë thumbnails, locations, metadata, krahasime side-by-side dhe editime full-screen. Ndërkohë që editojnë, përdoruesit kanë akses në white balance, exposure, Active D-lighting, noise reduction dhe më shumë.
Fotot mund të eksportohen në disa formate të ndryshme dhe mund të shpërndahen jashtë software ose direkt në Nikon Image Space.