Në Google I/O 2019 fuqia e Google Lens u rikonfirmua teksa Lens tregonte aftësinë për të analizuar menutë e restoranteve dhe të zë tregonte gatimet më të famshme. Google Lens tashmë është pjesë e Maps.
Pavarsisht rrjeteve sociale apo dixhitalizimit vazhdon zë jetë e zakonshme që dikush ti bëjë foto menusë së një restoranti dhe ta vërë atë tek komentet e lokacionit brenda profilit të tij në Maps.
Ndaj, tani kur të futesh të shohësh lokacionin e restorantit do të kesh mundësinë të shohësh edhe gatimet duke klikuar butonin “Explore Dishes”.
Ose kur të jesh tek restoranti, mjafton të drejtosh Lens tek menu-ja dhe Google do të të çojë tek Maps për të parë komentet dhe notat që përdoruesit i kanë vënë. Në këtë mënyrë do të mund ti hedhësh një sy menu-së që nga shtëpia, çmimet por edhe çfarë të tjerët mendojnë për të.
Opsioni do të jetë i disponueshëm për Android users që sot, nërsa për iOS, akoma nuk është gati.