Me sa duket çdo rrjet social i madh si Twitter, Facebook dhe Spotify po punojnë për të sjellë një version të tyre të shërbimit të komunikimit nëpërmjet audios, e cila u kthye në trend falë Clubhouse.
Linkedin do të jetë aplikacioni më i fundit që do të sjellë një shërbim të ngjashëm në platformën e saj. Një zëdhënës i Linkedin u shpreh se kanë filluar testimet për të krijuar një eksperiencë unike audioje që lidhet me identitetin profesional të përdoruesve. Gjithashtu kompania po zhvillon mundësinë për të komunikuar në formë eventesh ose grupesh për personat që bëjnë pjesë në një komunitet.
Linkedin tha se ky shërbim mund të publikohet së shpejti në një version beta. Më siper ndodhet një paraqitje vizuale e asaj që pritet të vijë në këtë aplikacion. Njësoj si Clubhouse, ky shërbim konsiston në një listë të folësve në fillim dhe pjesën qendrore dhe një listë e personave që ndodhen në audiencë më poshtë në ekran.
Kohët e fundit Linkedin ka punuar shumë për t’u shndërruar në një destinacion për krijuesit me shërbimin e ri Creator Mode, e cila ju regjistron si një content creator në profilin tuaj.