September 22, 2020

FBI jep alarmin për Zoom dhe group-calls

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
FBI jep alarmin për Zoom dhe group-calls

Shpejtësia e qarkullimit të informacionit, dhe lehtësia e video-telefonatave është një nga infrastrukturat kyç për të lejuar vazhdimin e jetës normalisht në ditë të tilla , por sidoqoftë siguria online nuk është gjithmonë më e mira.

E kemi fjalën për video-conferencing, takimet dhe mësimi online, të zhvilluara në grupe, mbledhje të cilat kanë rënë shpesh pre e keqbërësve.

Kryesisht në Zoom, aplikacioni më i famshëm i momentit, por asnjë aplikacion tjetër nuk është imun ndaj këtyre sulmeve rraciste dhe kibernetike të raportuara nga vetë FBI.

Ka pasur disa raste gjatë mesimeve online, ku njerëz të caktuar janë futur në grup dhe kanë bërtitur adresa të individëve apo slogane rraciste e naziste, dhe komforti i botës online u lejon që të ruajnë anonimatin, duke e bërë të pamundur të gjenden përgjegjësit.

E duke qenë se shumë takime pune zhvillohen poashtu online, hackerat e keqbërësit e kanë më të lehtë të përgjojnë dhe të fiksojnë informacione delikate.

Ndaj FBI ngre shqetësimin e rrezikut të lartë me të cilin përballemi sa herë përdorim Zoom apo aplikacione të tjera.
Për më tepër këshillojnë që të bëjnë aplikacionin update, të mos bëhen publike video-telefonatat, dhe kujdes ku dhe si shpërndajnë link-un me njëri tjetrin.

Wednesday, 01 April 2020 17:04

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo