May 18, 2021

Si të kontrolloni nëse adresa juaj në Facebook është prekur nga publikimi i të dhënave

Si të kontrolloni nëse adresa juaj në Facebook është prekur nga publikimi i të dhënave

Siç e përmendëm në artikullin e kaluar, të dhënat e 506,602 shqiptarëve dhe 553 milionë përdoruesve të Facebook nga 106 vende të ndryshme u publikuan online.

Një ndër pyetjet tuaja të para me shumë mundësi është “Si ta kuptoj nëse adresa ime në Facebook është prekur nga ky sulm?”

Gjenden disa website në internet ku ju mund të kërkoni nëse të dhënat tuaja janë publikuar. Një ndër to është dhe i mirënjohuri Have I Been Pwned. Pasi të hapni këtë website, shkruani email-in tuaj dhe do të zbuloni nëse adresa juaj është prekur nga ky sulm i fundit ose nga sulme të tjera të mëparshme. Vlen të thuhet se vetëm një pjesë e vogël e përdoruesve janë prekur me publikimin e e-mail-it, pjesës më të madhe i është zbuluar numri i telefonit. Faqja po vlerëson nëse do të fusi edhe këto të dhëna online për një verifikim më të saktë. 

Një tjetër webiste po mundëson verfikimin përmes numrit, edhe pse për momentin vetëm për ata që jetojnë në SHBA. Gizmodo ka sugjeruar një website të quajtur The News Each Day, në të cilin ju duhet të kërkoni numrin tuaj të telefonit për të zbuluar nëse ai është pjesë e publikimit. Megjithatë ky website nuk është mjaft i njohur, kështu që deri sa të marrim vesh më shumë rreth tij, qëndroni me Have I Been Pwned.

Për të qenë më të sigurtë, nuk do të ishte keq ndërrimi i password-eve ekzistues ose përdorimi i two-factor authentication.

Update (06.05): Have I Been Pawed sapo konfirmoi përfshirjen e numrave të telefonit në sistemin e verifikimit. 

Tuesday, 06 April 2021 00:27 Last modified on Wednesday, 07 April 2021 22:10

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo