The New York Times raportoi në datën 2 nëntor se teknologes dhe artistes Thea-Mai Baumann i erdhi një njoftim se adresa e saj ishte bllokuar pasi po “pretendonte të ishte një person tjetër”.
Zonja Bauman kishte hapur adresën e saj në Instagram që në vitin 2012, dhe që atëherë ajo ka përdorur emrin @metaverse për të prezantuar punën e saj kreative dhe biznesin e AR, Metaverse Makeover. Produktet e këtij biznesi përfshijnë “appcessories” si thonjtë Metaverse, që lejojnë përdoruesit të zbukurojnë veten e tyre me një look virtual.
Në 28 tetor kjo adresë kishte më pak se 1,000 followers, ndërkohë që aktualisht ka 2,800, por vendimi për bllokimin e adresës e dëmtoi atë. “Kjo adresë është një dekadë e jetës dhe punës time.” tha Bauman për NYT. “Unë nuk do të dëshiroja kurrë që kontributi im në metaverse të fshihej nga interneti.”
Pas bllokimit, ajo u mundua të rikthente adresën e saj, por kjo gjë nuk ishte e mundur dhe u arrit vetëm pasi u adresua nga NYT një muaj më vonë. Instagram e kuptoi më pas gabimin dhe tha se adresa ishte bllokuar gabimisht për shkak të “imitimit” të një personi tjetër.