Nëse deri dje udhëtoje në një vend të huaj dhe gjuha ngelej gjithmon problem, sot gjërat janë më të lehta falë Google Translate.
Google ka sjellë më në fund opsionin e prezantuar në janar i cili do të dëgjojë një dialog ose fjalim në një gjuhë të huaj dhe do të ta japë të shkruar në kohë reale në gjuhën e dëshiruar.
Opsioni vjen nga sot dhe do të nisë me; Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Indisht, Portugalisht, Rusisht, Spanjisht dhe Tailandisht. Kjo do të funksionojë për fjalimet, leksione dhe materiale të tjera audio të regjistruara më parë.
Përmes këtij opsioni, në rast se do të duhet të përkthesh një fjalim do të të japë mundësinë ta kesh në formë teksti të editueshëm duke kursyer orë e minuta shkrimi.
Për momentin ai është i mundur vetëm për përdoruesit Android, megjithatë Google thotë se në të ardhmen planifikon ta ofrojë edhe për iOS.