Varet nga volumi i punës sigurisht, por na ndodh shpesh që të hapim pafund skeda në Google Chrome e kur të duhet ai tab-i që hape ndonjë orë më parë, duhet që të kërkosh midis logove të super zvogëluara. Eh, vështirësitë e jetës në 2020.
Google do të sjellë një zgjidhje për këtë problem duke implementuar një strument kërkimi. Praktikisht një kutizë ku të shkruash faqen që po kërkon, e browser-i do ta gjejë atë për ty.
Ky funksion është lajmëruar se do të vijë tek sistemi i tyre operativ Chrome OS fillimisht e në muajt në vazhdim do t’a trashëgojë edhe versioni desktop.
Ndaj si gjithmonë durim.