Facebook eleminoi mundësinë që ju të aksesonit inbox-in nga aplikacioni që në vitin 2014. Ky vendim ishte pjesë e një strategjie për të nxitur sa më tepër njerëz që të shkarkonin aplikacionin Messenger në pajisjen e tyre.
Megjithatë kompania ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në blog gjatë kohëve të fundit se inbox-i do të rikthehet për të gjithë përdoruesit në aplikacionin e Facebook. “Ne kemi nisur të testojmë mundësinë që njerëzit të aksesojnë inbox-in Messenger brenda aplikacionit të Facebook, dhe së shpejti ky shërbim do të vijë drejt më shumë përdoruesve.” lexohet në postim.
Ju mund të mendoni se më në fund kompania ka nisur të dëgjojë ankesat e përdoruesve të Facebook të cilët kërkonin të përdornin një aplikacion të vetëm për të komunikuar me miqtë e tyre, mirëpo duket se nuk është ky rasti. Nëpërmjet përshkrimeve të bëra në postimin në blog, mund të mendojmë se ky ndryshim ka si qëllim të nxisë zbulimin e përmbajtjeve të reja dhe shpërndarjen e tyre mes miqve.
Le të shpresojmë se ky shërbim do të jetë i përhershëm në Facebook, pasi ekskluziviteti që Messenger kishte mbi inbox-in tuaj dukej si një mënyrë shumë e thjeshtë për Meta që të rrisë numrin e përdoruesve të aplikacionit.
Facebook përdori këtë postim në blog për të treguar se rrjeti social “nuk ka vdekur ende”, pasi ka në platformë gjenden 2 miliardë përdorues aktivë në ditë.