Kur vjen puna tek motorrët e kërkimit asnjë nuk krahasohet me Google Search, as vetë Microsoft me fuqinë e vetë nuk mundi ta konkuronte me Bing.
Një tjetër emër gjigant futet në lojë: Apple.
Sipas raportimeve kompania me vlerë $2 trilion po punon për motorrin e vetë të kërkimit, teksa ka hapur vende pune specifikisht për inxhinierë për search engine.
Tek përshkrimi i detyrave shihet qartë interesi për ekspertizë në Artificial Intelligence, Machine Learning dhe Natural Language Processing.
Një tjetër fakt që përforcon dyshimet ka të bëjë me iOS 14, i cili raportohet se tashmë anashkalon Google Search dhe përdor direkt Spotlight Search e vetë Apple.
Kujtojmë se Google paguan biliona për të qëndruar si motorr kërkimi i paracaktuar tek Safari. Marrveshje kjo e cila është vënë në dyshim nga autoritetet tregtare të UK. Sipas tyre ky bashkpunim krijon “një barrierë të serioze për hyrjet e reja dhe zgjerimet.“
Ky mund të jetë thjesht një plan rezervë i kompanisë por mundet edhe të jetë një hap përpara për tu futur në konkurencë me rivalin e vetë më të madh në botën digjitale.