iOS 14.5 duhet të vijë së shpejti dhe Geek Room ka përgatitur një listë me të rejat që priten nga ky përditësim.
Megjithatë lajme fantastike na vijnë nga bota e zhvilluesve sepse ata që janë pjesë e programit beta do të marrin një opsion të shumë pritur në Apple Maps.
Më në fund programi i përdorur gjërësisht nga fansat e iPhone do të japë mundësinë të raportosh aksidentet, rreziqet si përmbytje, gurë në rrugë etj dhe radarët e shpejtësisë.
Për të bërë këtë raportim do të përdoret Siri, mjafton të thuash “Hey Siri, there’s a crash ahead” apo ndonjë frazë tjetër indikuese të pengesave që ti has rrugës. Kjo do të ndihmojë padyshim të gjithë ata që do të përdorin rrugën pas teje, duke ndikuar kështu me shpresë në trafik dhe sigurinë rrugore.