TikTok është tashmë një forcë shumë prezente në hapsirën digjitale, fakti që gjigandë si Apple kanë profilin e tyre në të i mëshon më shumë rëndësisë së platformës.
Në fakt Apple rezulton t’a ketë krijuar profilin që në prill të këtij viti, e megjithatë postimet e para po i shohim vetëm këto ditë. Arsyetimi më i logjikshëm ka të bëjë me sanksionet e Shtëpisë së Bardhë, por mbi këtë nuk kemi siguri absolute.
Apple ka nisur të paguajë influencera që të krijojnë për të, për momentin është duke promovuar iPhone 12 mini. Videot po i krijojnë në bashkëpunim me krijues si Zach King, Kevin B Parry, Julian Bass dhe Jessica Wang, profile me numër ndjekësish që fillojnë nga 800k deri në 50 milion.
Profili i vetë Apple ka aktualisht gati 400k ndjekës dhe numër të ngjashëm pëlqimesh.