Në një tentativë për të kapur sensacionin e momentit ish-sensacioni Snapchat ka vendosur të sjellë alternativën e vetë për Reels dhe TikTok.
Snapet të destinuara për Spotlight, (kështu quhet kategoria e re) duhet të jenë video vertikale deri në 60 sekonda të gjata dhe brenda rregullave të komunitetit. Kategoria e re do të marrë gjithë vëmendjen e mundshme pa patur një profil publik apo numër ndjekësish të lartë. Sipas Snapchat ai do të jetë një vend për qejf dhe aspak për lajme apo politikë.
Aq shumë beson Snap në këtë ndërmarrje sa ka deklaruar se do të ndajë mes krijuesve $1 milion çdo ditë, program i cili do të zgjasë deri në fund të 2020.
Por përpara se t’i sulesh aplikacionit, durim, opsioni është i disponueshëm vetëm për USA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Britani, Irlandë, Danimarkë, Suedi, Norvegji, Gjermani dhe Francë. Pjesa tjetër e botës, më vonë.