Të nisësh një kompani smartphonësh në 2018 duket si e paimagjinueshme, duke marrë në konsideratë sa i rëndësishëm është emri në treg. Dhe në atë treg në atë kohë emrat ishin stabilizuar me kohë.
Megjithatë Sky Li, besonte se e dinte cilat ishin strategjitë e duhura. Dhe kishte të drejtë, Realmi në gati dy vjet nga dalja e smartphonit të parë numëron sot 50 milion njësi të shitura. Duke u rradhitur si prodhuesi i shtatë në botë fiks pas Samsung, Huawei, Xiaomi, Apple, Oppo dhe Vivo.
Së pari, Li e kishte të qartë target grupin e vetë, lançimi i smartphonit të parë u bë në një kampus universitar në Indi, plot me të rinj dhe rreper lokal. Eventi i përngjante më shumë një feste sesa një lançimi zyrtar.
Pra tregu i dytë më i madh e më specifikisht të rinjë e Indisë janë ata që rezonuan më shumë me kompaninë.
Sot Realme zotëron 10% të tregut Indian dhe gëzon reputacion të shkëlqyer me gjeneratën e re.
Së dyti, strategjia e tyre e marketingut është e ngjashme me atë të OnePlus, ku buxhetet e mëdha të reklamave nuk preferohen. Në vend të kësaj ata bazohen në marrdhënien e shëndetshme me klientelën e vetë, në opinionin pozitiv që kalon nga njëri përdorues tek tjetri.
Dhe së fundmi, çmimet e ulta. Realme i përket gjigandit të elektronikës BBK Group, një ent i cili ka në pronësi dhe mbështet Vivo, Oppo dhe OnePlus.
Sky Li, punonte për Oppo derisa vendosi të krijonte kompaninë e vetë, por megjithatë kontaktet nuk janë shkëputur, përkundrazi janë më të forta se kurrë. Duke qenë se të dy kompanitë ndajnë të njëjtën linjë furnizimi, kjo i lejon Realme që të ketë akses në goxha pjesë dhe me kosto mjaft të ulta. Çka rezulton edhe në produkte me çmime drastike si $150 e lart.
Së shpejti, kompania kineze planifikon të shtrihet më gjerë në Evropë dhe Rusi. Qëllim jo i lehtë, por i realizueshëm duke marrë parasysh që kërkesa ekziston edhe në tregje të panjohura si Shqipëria.