Samsung pritet të prezantojë Galaxy Buds 4 Pro vitin e ardhshëm, por rrjedhjet e hershme po zbulojnë gjithnjë e më shumë detaje për kufjet e reja. Android Authority ka siguruar një version të parakohshëm të One UI 8.5, përditësimi që do të debutojë me Galaxy S26, dhe brenda tij janë gjetur informacione të rëndësishme për serinë Buds 4, përfshirë gjeste të reja dhe grafika që sugjeronin një ridizenjim. Tani imazhet e reja ofrojnë pamjen më të qartë deri tani.
Sipas këtyre rrjedhjeve, Galaxy Buds 4 Pro braktisin dizajnin “blade” të Buds 3 dhe kalojnë në një stil më të sheshtë. Në pjesën e sipërme duket një grilë, që ka shumë gjasa të mbulojë një mikrofon. Leaker-i Max Jambor ka konfirmuar se dizajni është autentik.

Në softuer është zbuluar edhe një animacion që tregon një funksion të ri të kutisë së karikimit: një buton që, kur shtypet, bën që telefoni juaj të luajë muzikë në mënyrë që ju ta gjeni atë, me kushtin e vetëm që pajisjet të jenë të lidhura. Po ashtu, animacioni tregon një hapje të vogël në trupin e kutisë, që sugjeron se vetë kutia mund të lëshojë tingull për t’u gjetur përmes telefonit. Ky funksionalitet është tashmë i zakonshëm në kufje të Apple dhe Google, dhe duket se Samsung po e adopton në linjën e vet premium.
Sa i përket momentit të prezantimit, Samsung zakonisht ndjek ritme të ndryshme. Buds 3 dolën në treg së bashku me Galaxy Z Fold 6 dhe Flip 6 në korrik 2024. Por meqë detajet e Buds 4 Pro po shfaqen kaq herët në One UI 8.5, ka gjasa që prezantimi i tyre të ndodhë më shpejt, ndoshta krahas serisë Galaxy S26 në fillim të vitit të ardhshëm.

