Studiuesit në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë të Kinës tregojnë se kanë krijuar një orë optike me tepër të qëndrueshme, me një pasiguri nën 5 kuintilion vitet e ardhshme, që do të thotë se ora do të lëvizë vetëm një sekondë para/mbrapa në shtatë miliardë vitet e ardhshme.
Orët optike kanë një rol tepër të rëndësishëm në të ardhmen që po formohet sot. Shkencëtarët janë të sigurt se mund të zhvillojnë sisteme më të sakta të pozicionimit global (GPS) përdorur orët optike. Ekipet kërkimore nga Japonia, SHBA dhe Gjermania kanë punuar për zhvillimin e orëve atomike. Megjithatë, ora më e saktë atomike është krijuar në Universitetin Wisconsin-Madison dhe është gjithashtu e qëndrueshme në funksionimin e saj (humbet 1 sekondë në 300 miliardë vjet).
Me arritjen e tyre të fundit, Kina është bërë kombi i dytë në botë që ka demonstruar matjen e saktë të kohës për një periudhë kaq afatgjatë. Nën drejtimin e Pan Jianwei, ekipi i studiuesve nga Kina përdori stroncium për të krijuar orën e tyre optike.
Studiuesit ftohën atomet e stronciumit në temperaturat prej disa mikro-Kelvin. Më pas, ata i bllokuan në një rrjetë njëdimensionale të krijuar me ndihmën e rrezeve lazer të kryqëzuara. Ata më pas përdorën një lazer shumë të qëndrueshëm për të nxitur atomet dhe për të krijuar një tranzicion të orës që ishte i qëndrueshëm dhe i saktë.
Krahasimet me orët e tjera të pavarura konfirmuan se ora optike ishte e qëndrueshme nën 2.2 kuintilion ndërsa pasiguria e saj ishte nën 4.4 kuintilion. Në revistën kërkimore të Metrologia, studiuesit thanë se ora e tyre optike do të humbiste ose fitonte një sekondë në 7.2 miliardë vjet. Studiuesit planifikojnë gjithashtu të përdorin atome të tjera, si ytterbium, për të krahasuar ndryshimet në matjen e kohës midis dy orëve atomike.