Në mars 2023, Applejack Hospitality, një konsulent kulinarie në Sidnei, nisi konkursin “Create Your Dream Restaurant” si një thirrje për të përfshirë inteligjencën artificiale në industrinë e restoranteve. Konkursi u zhvillua nga mars-prill 2023 dhe u kërkoi pjesëmarrësve të paraqisnin një koncept restoranti që do të funksiononte duke përdorur mjetet e AI. Applejack premtoi se koncepti i fituesit do të shndërrohej më pas në realitet.
Stefanie Wee, një vendase në Perth, triumfoi në garën me qindra konkurrentë me idenë e saj të restorantit të krijuar nga AI, të quajtur Luminary. Ky koncept fitues u vu në jetë në RAFI të Sidneit nga 29 korriku deri më 5 gusht 2023.
Koncepti i ‘Luminary’ fokusohet në katër elementët e natyrës – ajri, uji, zjarri dhe toka. Këta elementë përdoren për të krijuar një përvojë gjithëpërfshirëse në ndriçimim, si dhe një menu ushqimesh dhe pijesh me vakte të bazuara në këto katër tema. Restoranti i ri i AI demonstroi se si ndriçimi, mjegulla dhe teknologjia LED mund të stimulojnë shqisat e klientit. Koncepti u krijua me ndihmën e ChatGPT dhe Canva AI.
Wee përdori inputet si “e nivelit të lartë, eksperimental dhe unik” në krijimin e saj, gjë që rezultoi në një mishërim të “artit të ndriçimit“, e cili ishte tema pas konceptit. Ajo më pas i kërkoi chatbot-it të sugjeronte emrin, menunë dhe dekorimin e ndriçimit të restorantit,. Pasi ato specifika u mbyllën, ajo i kërkoi Canva AI të krijonte disa imazhe për këtë restorant.
Atmosfera në restorant me llamba portokalli që dukeshin si korale dhe bimë në vazo si alga deti që vareshin nga tavani të krijonte ndjesinë sikur jeni nën sipërfaqjen e ujit. Faqja e internetit të restorantit tregon se ky koncept përjetohet më mirë pas perëndimit të diellit, pasi menyja krenohet me një variacion ushqimesh dhe pijesh që përputhen me konceptin e AI të Wee.