Meta po shton llojet e përmbajtjeve që janë të lejuara në shfaqen në botën virtuale të Horizon World, duke shtuar një tag të ri +18 dhe duke rifreskuar politikat e platformës për të lejuar krijuesit të publikojnë përmbajtje +18, të cilat ishin të dënuara më parë.
Sipas UploadVR, krijuesit që kanë publikuar përmbajtje të tilla kanë marrë një email nga Meta ku tregohej se ato duhet të përcaktonin manualisht që përmbajtjet nuk janë të përshtatshme për të gjitha audiencat, në të kundërt postimet nuk do të sugjerohen.
Megjithatë, ka ende shumë kufizime të tjera. Nëse ju e përkufizoni krijimin tuaj si +18, ju mund të përfshini përmbajtje seksualisht sugjeruese, si përshembull “nuditeti jo i plotë, përshkrimi i njerëzve në pozicione sugjeruese, apo një ambient i fokusuar në aktivitete që janë shumë sugjeruese”. Megjithatë ju nuk mund të përfshini nuditet të plotë, përshkrim i njerëzve në pozicione eksplicite apo përmbajtje që janë provokative seksualisht.
Në botët virtuale +18 mund të lejohet promovimi i substancave si marijuana, alkooli, duhani apo aktivitetet si lojrat e fatit, por nuk mund të promovohen drogërat jo të ligjshme apo abuzimi me barna me recetë. Gjithashtu në këtë botë mund të shfaqen përmbajtje të animuara ku shfaqet gjak apo dhunë, por ndalohet publikimi i përmbajtjeve me dhunë reale.