Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, është rikthyer në Twitter. Mesazhet e tij nga rrjeti i tij social, Truth Social, kanë nisur tashmë të publikohen në një profil të ri në Twitter të quajtur “President Donald J. Trump’s Truth Social Posts”.
Në përshkrimin e adresës lexohet: “Duke u siguruar që presidenti Trump dëgjohet në Twitter ndërkohë që ai dhe Devin Nunes fokusohen në Truth Social.” Tweet-et e publikuara nga dita e hënë përfshijnë 210 mesazhe që Trump ka shpërndarë në Truth Social që nga muaji shkurt. Tashmë postimet midis Truth Social dhe Twitter për këtë adresë janë të ndërlidhura, dhe nën çdo tweet të ri shkruhet “ju lutemi na ndiqni dhe bëni retweet”.
Trump u dënua në mënyrë të përhershme nga Twitter gjatë 2021 për rolin që kishte në sulmin e vitit të kaluar në U.S Capitol. Mirëpo pronari i ri potencial i Twitter, Elon Musk, është shprehur se ai do të lejojë rikthimin e Trump në platformë. Kjo gjë do të mund të kryhet vetëm në momentin kur blerja të jetë finalizuar, pasi aktualisht ajo është ndaluar deri sa Musk të vërtetojë se numri i bots në platformë nuk i tejkalon 5% të të gjithë përdoruesve.
Aktualisht @PresTrumpTS ka tërhequr 11,700 ndjekës në një kohë shumë të shkurtër.