Një ndër kërkesat parësore gjatë luftës midis Rusisë dhe Ukrainës ishte aksesi në internet dhe në informacionin e lirë. Në Ukrainë, bombardimi i vazhdueshëm dhe ndërprerjet e energjisë kanë bërë që aksesi në internet të jetë jo i besueshëm në vende të ndryshme të shtetit.
Në Rusi, Vladimir Putin ka dënuar website-t madhore si Facebook dhe Twitter, dhe ka frikësuar TikTok dhe Netflix përmes një ligji ku dënon “lajmet e rreme”. Megjithatë qytetarët po mundohen të sigurojnë akses në internet pavarësisht bllokimit dhe ndërprerjeve.
Kompania analitike SensorTower tregon se si prioritetet e njerëzve kanë ndryshuar në Rusi dhe Ukrainë që nga fillimi i luftës. Në Ukrainë, shteti i ka dhënë prioritet përdorimit të aplikacioneve të komunikimit të enkriptuara si Telegram apo Signal, ku njoftohen qytetarët për rreziqet në kohë reale.
Ndërkohë në Rusi qytetarët po mundohen t’i shmangen censurimit, duke përdorur VPN – software që fshehin origjinën e një përdoruesi të internetit – për të aksesuar lajme dhe informacione nga pjesa tjetër e botës.
Kur qeveria bllokon aksesin në internet, VPN bëhet aplikacion i domosdoshëm për qytetarët. Me bllokimin e website-ve mjaft të përdorura si Facebook, Twitter, TikTok dhe Netflix nuk është surprizues fakti që 12 nga 20 aplikacionet më të shkarkuara në Rusi janë VPN.
Në 4 vendet e para renditen 4 aplikacione VPN, që ndiqen më pas nga Telegram. VKontakte mbetet rrjeti social më i përdorur në Rusi, por është i tejmbushur me lajme të rreme mbi luftën. Ky aplikacion u krijua nga Pavel Durev, i cili më vonë themeloi dhe Telegram.
Aplikacioni më i shkarkuar në Ukrainë tashmë është Air Alarm, i cili njofton qytetarët mbi bombardimet që bëhen pranë tyre. Ky aplikacion ndiqet më pas nga Starlink, një aplikacion i nevojshëm për aksesimin në internetin e ofruar nga satelitët Starlink. Ky shërbim po ofrohet falas në të gjithë Ukrainën falë Elon Musk.