Studio Zaha Hadid Architects ka publikuar projektin e një qiellgërvishtësi me 36 kate i cili do të ndërtohet në Hong Kong në rrugën 2 Murray në truallin më të shtrenjtë në botë.
Ndërtesa do të zëvendësojë një parkim me kate i cili u ble nga Henderson Land për $3 bilion në 2017, zyrtarisht shifra më e lartë sipas shumë burimve.
Kjo grataçelë do të ketë një fasadë xhami me një mori segmentesh të harkuara të cilat ngrihen për të formuar dy sete ballkonesh të hapura plot me pemë.
Poshtë ballkonit më të lartë do të jetë një kopësht i mbjellë e në të do të ketë edhe një pistë vrapimi.
Sipas studios forma e ndërtesës bazohet tek gonxhja e lules Bauhinia e cila rritet pranë zonës dhe është në qendër të flamurit të qytetit.
Trupi i ndërtesës do të jetë i ngritur lart për t’u lidhur me rrjetin e trotuareve të ngritura të qytetit, mes oborreve dhe kopshteve poshtë saj.
Ky do të jetë projekti i dytë në qytet i realizuar nga kompania e themeluar nga e ndjera Hadid në 1980. Ndër projektet e ardhshme ajo ka publikuar projekte të një stacioni metro në Moskë, një stadium në Kinë etj.