Dega e Ushtrisë Amerikane, US Air Force ka deklaruar vitin e shkuar se brenda vitit 2030 dëshiron të ketë të paktën 30 mjete eVTOL (electric Vertical Take Off and Landing).
112 vjet pasi vëllezërit Wright t’i dorëzonin ushtrisë US mjetin e parë fluturues, u zhvillua demonstrimi i parë i një eVTOL në Austin Texas, një Hexa me 18 motorë ndërtuar nga LIFT Aircraft.
Fotoja e mëposhtme shfaq Hexan e rrethuar nga helikat elektrike, vend për vetëm një pasagjer dhe mund të ngrihet vertikalisht nga pozicioni i prehjes.
Demonstrimi i javës së shkuar erdhi si pjesë e programit Agility Prime të Air Force, një kolektiv zhvilluesish, komunitetesh dhe eventesh që synojnë stimulimin e iniciativave eVTOL.
LIFT ka në plan ta shesë edhe në publik këtë mjet dhe ka deklaruar se nuk ka nevojë për patentë për t’u vozitur.