Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!
    31 Tetor, 2025
    Google Labs sjell Pomelli, shërbimin AI që krijon reklama falas për biznesin tuaj
    30 Tetor, 2025
    Barbara Slade Jagodić & Diego Pisa folës në AllWeb, dy perspektiva të ndryshme që takohen tek një ide: njerëzit janë në qendër të transformimit digjital!
    30 Tetor, 2025
    Ripple suporton T-Blocks për tokenizimin e projekteve në Evropën Juglindore
    29 Tetor, 2025
    Si Vodafone Albania e ktheu filozofinë “Pyet një herë” në standard shërbimi 
    Sponsorizuar nga
    vodafone.alvodafone.al
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Apple Pay vjen në Shqipëri
    29 Tetor, 2025
    Nëse dëshironi të ulni kohën e shpenzuar para telefonit, përdorni këtë kasë mbrojtëse
    28 Tetor, 2025
    OnePlus 15 prezantohet në Kinë me bateri 7,300 mAh dhe shpejtësi rifreskimi 165Hz
    28 Tetor, 2025
    Ja se çfarë duhet të bëni për të ruajtur ngjyrën origjinale të Cosmic Orange iPhone 17 Pro
    25 Tetor, 2025
    Apple ndalon prodhimin e njësive të reja të iPhone Air pas performancës jo të mirë në shitje
    24 Tetor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Nuk keni mundësi të udhëtoni? Përdorni këtë aplikacion për të përgatitur fotografi me AI nga “pushimet imagjinare”
    28 Tetor, 2025
    Instagram do të ofrojë shërbimin “Watch History” ku mund të gjeni Reels të fundit që keni parë
    25 Tetor, 2025
    Instagram sjell ikona të veçanta të aplikacionit, por vetëm për adoleshentët
    24 Tetor, 2025
    YouTube po prezanton një shërbim për të ndaluar përhapjen e deepfakes
    22 Tetor, 2025
    Instagram po përditëson ndërfaqjen e përdoruesit
    21 Tetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Studiuesit pretendojnë se kanë mundësuar komunikimin midis 2 personave të cilët po shikonin ëndrra
    19 Tetor, 2025
    Femrat kanë një risk gjenetik më të lartë për zhvillimin e depresionit
    13 Tetor, 2025
    SpotitEarly trajnon qentë dhe AI për të nuhatur format më të shpeshta të kancerit
    11 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Sony prezanton një version të ri të PS5 Pro lehtësisht të përmirësuar
    22 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se mosha mesatare e një “gamer” është 41 vjeç, ndërkohë që 41% e tyre janë femra
    11 Tetor, 2025
    Sony konfirmon se PS6 do të prezantohet brenda “disa vitesh”
    11 Tetor, 2025
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia Sportage 2026 me stilin futurist dhe inteligjencë artificiale, mbërrin në Shqipëri
    28 Tetor, 2025
    Mercedes-Benz prezanton makinën me një bojë super të hollë fotovoltaike
    23 Tetor, 2025
    Rripi i sigurimit multi adaptiv i Volvo vlerësohet si një nga Shpikjet më të Mira të 2025 nga TIME
    21 Tetor, 2025
    Inxhinieri organizon “DDoS-in e parë në botë ndaj makinave autonome”, mbledh 50 makina në një rrugë pa krye
    16 Tetor, 2025
    Ja përse makinat elektrike preferohen më shumë nga meshkujt
    15 Tetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    NVIDIA nis testimin e GPU të fuqishme në hapësirë duke u përgatitur për të ardhmen e AI
    25 Tetor, 2025
    Netflix, Amazon dhe Apple interesohen për të blerë Warner Bros. Discovery
    24 Tetor, 2025
    Ish-punonjësi i Apple, Sam Sung, ndryshoi emrin e tij për të shmangur vëmendjen e padëshiruar
    24 Tetor, 2025
    NASA konfirmon se Toka do të ketë 2 Hëna deri në 2083
    23 Tetor, 2025
    Kaido Kukk & Anja Nikolovska folës në AllWeb: Kur financat dhe kreativiteti bashkohen për të krijuar inovacion
    23 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Uplift Western Balkans Demo Day kurorëzon rrugëtimin 4 mujor të startupeve të Ballkanit Perëndimor
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Uplift Western Balkans Demo Day kurorëzon rrugëtimin 4 mujor të startupeve të Ballkanit Perëndimor
Tech

Uplift Western Balkans Demo Day kurorëzon rrugëtimin 4 mujor të startupeve të Ballkanit Perëndimor

Last updated: 17 Janar, 2022 11:33 am
Ndaj
4 Min lexim

Nga një kompani e dizajnimit dhe prodhimit të hapësirave rikrijuese tek një platformë për mësimin e arkitekturës duke luajtur, 10 startupe nga Ballkani Perëndimor do të demonstrojnë inovacionet e tyre në Uplift Demo-Day më 17 Janar.

I përzgjedhur si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Tirana do të mirëpresë finalen e tretë me radhë të akseleratorit më të madh të startupeve në Ballkanin Perëndimor duke finalizuar një udhëtim 4-mujor i cili afroi 57 aplikime ku 20 prej tyre u ftuan në Selection Bootcamp.

Themeluesit do të marrin skenën e Demo-Day në Sallën e Koncerteve “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik Tiranë përballë një audience live me pjesëmarrje fizike dhe virtuale e cila do të mirëpresë startupe, sipërmarrës, investitorë, mbështetës dhe partnerë të Uplift Western Balkans si Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen zj. Edona Bilali, Ministër i Shtetit për Rininë zj. Bora Muzhaqi, sipërmarrësin Sllovak z. Peter Kolesar dhe investitorë si z. Elvin Guri, zj. Cosmina Popa, zj. Eli Zhabevska, z. Martin Bjergegaard, zj. Eva Simeokova dhe z. Matej Ftacnik.

Organizuar përmes një bashkëpunimi të ngushtë mes SOVVA në Sllovaki, ICTSmedia në Shqipëri, VentureUP në Kosovë dhe ICAN në Maqedoni dhe mbështetjen financiare të SlovakAid, Uplift Western Balkans nisi edicionin e tretë me mbylljen e aplikimeve në Shtator të 2021.

Edhe pse Demo Day përfaqëson inaugurimin e një programi trajnimi, zhvillimi dhe avancimi të mëtejshëm të startupeve, produkteve e modeleve të tyre të biznesit dhe inovacionit, për 10 startupet e Uplift Western Balkans ky është vetëm hapi i parë një rrugëtimi të gjatë sipërmarrës që i pret në të ardhmen.

Është një moment kyç në rrugëtimin e startupeve të cilët në Demo-Day do të prezantojnë progresin e bërë përballje medias, partnerëve, mbështetësve dhe investitorëve engjëll.

Në Investor Connect, një event prej 60 minutash përpara Demo-Day, 10 startupet do të takohen me investitorë. Mëse 50 ekspertë të fushave të ndryshme nga Rajoni dhe Evropa kanë mbështetur startupet përgjatë rrugëtimit të tyre drejt kësaj finaleje.

Në Demo-Day çmime me vlerë 7 mijë euro do të ndahen për startupet të cilët kanë mundësi për të ngritur investime e ekspozuar përballë rrjetit të gjerë të partnerëve dhe investitorëve të Uplift Western Balkans.

Axhenda Demo-Day

  • 16:00 – 16:30 Regjistrimi (Ngjarje e Mbyllur)
  • 16:30 – 17:30 Investor Connect (Ngjarje e Mbyllur)
  • 17:30 – 17:45 Regjistrimi i të ftuarve
  • 17:45 – 18:00 Hapja
  • 18:00 – 19:00 Prezantimi i Startupeve
  • 19:00 Vlerësimi
  • 19:00 – 19:30 Keynote (Aktivitet Paralel)
  • 20:00 Shpallja e Fituesve
  • 20:15 Rrjetëzim

Uplift Western Balkans nisi tre vite më parë si një mision për të zhvilluar dhe demokratizuar ekosistemin e sipërmarrjes dhe startupeve në Ballkanin Perëndimor duke krijuar një hub inovacioni i fokusuar në shkencë dhe teknologji.

Në botën e sipërmarrjes asgjë nuk është e garantuar, e madje shumica e nismave nga startupe tek biznese të vogla dështojnë. Uplift Western Balkans ka ndihmuar dhjetëra startupe ambicioze dhe impakti i programit është ndjerë në teknologjinë, biznesin e madje edhe kulturën e tyre.

Ky impakt vihet re tek ambiciet në rritje të startupeve të Uplift Western Balkans, nga nisma modeste që sot kërkojnë të zgjidhin probleme të cilat prekin sektorë dhe industri të ndryshe si inteligjenca artificiale, robotika, edukimi, mjedisi, realiteti virtual, shëndeti, marketingu, gaming, food delivery, arkitekturë etj.

Uplift Western Balkans gëzon mbështetjen e partnerëve dhe sponsorëve si: SlovakAid si mbështetësi kryesorë i kësaj ngjarjeje, Banka Credins, Albvision, One Telecommunications, EU for Innovation, SwissEP, Huawei, CIVITTA, Universiteti i Evropës Juglindore, Bashkia Tiranë, EY, ICTSlab dhe mbulimin mediatik të SCAN TV, Emerging Europe, Shqip.com, PCWorld Albanian, Business Magazine, GeekRoom, AlbaniaTech dhe CIO.al.

Pjesëmarrja në këtë eveniment është e kufizuar për shkak të situatës pandemike të Covid-19 ku do të respektohet përdorimi i maskave dhe distancës fizike.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Data e lançimit të Red Dead Redemption 3 mund të jetë dhe më larg se data që ju mendoni
Tjetra Shqipëria zë vendin e dytë në rajon për sa i përket përdorimit të kriptomonedhave, zotëron $15 miliardë në monedhat virtuale

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!
Tech
31 Tetor, 2025
Google Labs sjell Pomelli, shërbimin AI që krijon reklama falas për biznesin tuaj
Tech
30 Tetor, 2025
Barbara Slade Jagodić & Diego Pisa folës në AllWeb, dy perspektiva të ndryshme që takohen tek një ide: njerëzit janë në qendër të transformimit digjital!
Tech
30 Tetor, 2025
Apple Pay vjen në Shqipëri
Mobile
29 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Si kurrë më parë, Nokia sjell një laptop në treg

14 Dhjetor, 2020
Tech

Televizorët Samsung po marrin përditësimin e parë One UI

17 Tetor, 2024
Tech

Starlink ofron internet me shpejtësi 100Mbps për $99 në muaj

28 Tetor, 2020
Tech

Shqipëria: E para në Evropën Qendrore dhe Juglindore për numër të diplomuarish IT

4 Mars, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?