Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    ChatGPT teston krijimin e group chats në Japoni, Zelandë e Re, Korenë e Jugut dhe Tajvan
    17 Nëntor, 2025
    Përtej ekranit: Si po formëson inteligjenca artificiale kapitullin e ri të industrisë së televizorëve
    14 Nëntor, 2025
    Roboti i parë humanoid i Rusisë përplaset me fytyrë pak sekonda pas daljes në skenë
    14 Nëntor, 2025
    DJI prezanton dronin e ri buxhetor Neo 2 mini
    14 Nëntor, 2025
    Lodrat me AI të integruar mësojnë fëmijët 5 vjeçarë se si të gjejnë thika apo të nisin një zjarr me shkrepëse
    14 Nëntor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Personalizim maksimal: Good Lock & Edge Panels
    15 Nëntor, 2025
    iPhone 18 Pro Max mund të jetë iPhone më i rëndë i prodhuar ndonjëherë
    13 Nëntor, 2025
    Apple prezanton mënyrën e re të mbajtjes së një iPhone
    12 Nëntor, 2025
    Samsung Galaxy S27 do të ofrojë një teknologji të përmirësuar të njohjes së fytyrës
    9 Nëntor, 2025
    Gjenerata e ardhshme e iPhone Air pritet të vijë me 2 kamera të pasme
    7 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp do të nisë integrimin e bisedave nga palët e treta në Evropë
    15 Nëntor, 2025
    Google Play do të shfaqë një etiketë paralajmëruese për të gjithë aplikacionet që shkarkojnë baterinë tuaj më shpejt
    13 Nëntor, 2025
    Tinder analizon fotografitë dhe personalitetin tuaj përmes AI për të përmirësuar përputhjet
    11 Nëntor, 2025
    Spotify do të shfaqë statistikat e dëgjimit çdo 24 orë si dhe një “Wrapped” javor
    7 Nëntor, 2025
    Meta prezanton aplikacionin e ri WhatsApp për Apple Watch
    6 Nëntor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sam Altman po punon për të modifikuar gjenetikisht fëmijët që të mos mbartin sëmundje të trashëgueshme
    17 Nëntor, 2025
    Të folurit e disa gjuhëve të ndryshme mund të ngadalësojë plakjen biologjike
    14 Nëntor, 2025
    Teleskopi James Webb mund të ketë zbuluar gjeneratën e parë të yjeve në univers
    13 Nëntor, 2025
    Studiuesit në MIT po zhvillojnë një çip të injektueshëm për të luftuar çrregullimet mendore
    11 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët zbulojnë se si dëgjimi i muzikës në muajt e parë të jetës ndikon në formimin e trurit në gjini të ndryshme
    9 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
    Një burrë nga Hungaria kërcen për 144 orë për të thyer rekordin në botën e video-lojrave
    12 Nëntor, 2025
    Publikimi i GTA 6 shtyhet deri në nëntor 2026
    7 Nëntor, 2025
    Sony prezanton një version të ri të PS5 Pro lehtësisht të përmirësuar
    22 Tetor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Nissan po riimagjinon zhvillimin e makinave nëpërmjet AI
    17 Nëntor, 2025
    Porsche sjell kartën e kreditit Premium për klientët e saj
    17 Nëntor, 2025
    Ekspertët zbulojnë temperaturën ideale për ngrohjen e makinës në dimër
    4 Nëntor, 2025
    Kia Sportage 2026 me stilin futurist dhe inteligjencë artificiale, mbërrin në Shqipëri
    28 Tetor, 2025
    Mercedes-Benz prezanton makinën me një bojë super të hollë fotovoltaike
    23 Tetor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kjo foto e mrekullueshme e parashutistit me Diellin në sfond bën xhiron e internetit
    15 Nëntor, 2025
    Piramida e Tiranës vlerësohet nga Architectural Record Awards në kategorinë “Adaptive Reuse”
    15 Nëntor, 2025
    Sa herë që ju prisni të motivoheni, truri e bën stërvitjen e radhës 35% më të vështirë
    14 Nëntor, 2025
    Këto janë shtetet me mesataren më të lartë dhe të ulët të të ardhurave mesatare neto ekuivalente për familje në Evropë
    11 Nëntor, 2025
    Australia po prodhon aq shumë energji elektrike nga panelet diellore sa do ta ofrojë falas për banorët
    9 Nëntor, 2025
Search
Duke lexuar: Uplift hap thirrjen për startup-et shqiptare me shumë mundësi zhvillimi dhe një çmim prej 17,000€
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Uplift hap thirrjen për startup-et shqiptare me shumë mundësi zhvillimi dhe një çmim prej 17,000€
Tech

Uplift hap thirrjen për startup-et shqiptare me shumë mundësi zhvillimi dhe një çmim prej 17,000€

Last updated: 9 Gusht, 2022 3:37 pm
Ndaj
5 Min lexim

Startupet inovative të orientuara drejt teknologjisë dhe ekosistemi mbi të cilin ngrihen jetojnë në një simbiozë e cila nuk do të përmbushte qëllimin e vet nëse përjashtojmë nga ky ekuacion akseleratorët dhe inkubatorët e startupeve.

Sfidat janë të shumta, si mungesa e një kulture sipërmarrëse apo modeleve të suksesit, mungesa e iniciativës drejt proceseve dixhitale transformuese, e bashkëpunimit, e investimeve, edukimit dhe kërkimit.

Që prej 2019-ës, akseleratori rajonal i startupeve Uplift Western Balkans sot i shndërruar në një rrjet të gjerë themeluesish, mentorësh, investitorësh, ekspertë të industrisë dhe partnerësh i është përkushtuar mbështetjes së startupeve teknologjike më ambicioze të rajonit duke diplomuar 25 startupe të suksesshme.

 

Çfarë është Uplift Western Balkans?

Uplift është një program akselerimi i startupeve të fazave të hershme i orientuar drejt rritjes së biznesit dhe vlerës për dhjetëra startupe ndër më inovativet në Ballkanin Perëndimor.

Me tre edicione të arrira dhe që nisi me mbështetjen e SOVVA dhe SlovakAid, vitin e kaluar Uplift Western Balkans mori përmasat e një iniciative rajonale për rritjen dhe zhvillimin e ekosistemit të startupeve dhe biznesit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë falë partneritetit me VentureUP në Prishtinë dhe ICAN në Gostivar.

Edicioni i katërt Uplift Western Balkans ka hapur thirrjen për startupet në fazat e hershme në kuadër të Projektit “Qëndro” financuar nga Qeveria Italiane, implementuar nga UNICEF dhe gëzon mbështetjen financiare të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri.

 

Kush mund të bëhet pjesë e Uplift Western Balkans dhe si të aplikoni?

Startupe teknologjike dhe ekipe të çdo fushe, startupe të sapo themeluara, startupe të fazave të hershme dhe startupe që kanë një produkt ose shërbim.

Startupet mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e programit të akselerimit Uplift Western Balkans deri në datën 31 Gusht 2022 duke plotësuar këtë formular: https://www.f6s.com/uplift-western-balkans-2022/apply

Uplift_2022_Timeline.png

Mbyllja e aplikimeve do të shohë të gjithë kandidaturat të vendosen nën sitën e Selection Bootcamp më 8-10-12 Shtator 2022 në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut respektivisht.

Më 16 Shtator 2022 nis zyrtarisht programi 3 mujor i akselerimit për të kurorëzuar rrugëtimin e startupeve më 21 Nëntor 2022 në Demo-Day.

 

Pse duhet të bëheni pjesë e Uplift Western Balkans?

Shpërblime deri në 17 mijë euro cash për startupet më të mira, mentorim me mbi 50 ekspertë Shqiptarë dhe të huaj, 3 muaj program akselerimi dhe udhëtime studimore pranë ekosistemeve Evropiane të sipërmarrjes, inovacionit dhe teknologjisë në Sllovaki dhe Austri.

Një delegacion startupesh çdo vit udhëton drejt Sllovakisë dhe Austrisë për tu njohur nga pranë me një ekosistem Evropian inovacioni në kuadër të programit Bridge2EU. Ky program 5-ditor është një udhëtim studimor përgjatë të cilit kompanitë dhe startupet e përzgjedhura do të mësojnë dhe përfitojnë nga njohja me një ekosistem të ri kompanish dhe startupesh të fushës së teknologjisë.

Uplift Western Balkans është shndërruar në një hapësirë ku themeluesit e rinj mund të ndërtojnë të ardhmen e kompanive të tyre, të gjejnë mbështetje nga komuniteti, të pilotojnë produktet dhe shërbimet e tyre dhe të takohen me investitorët e tyre të ardhshëm.

Me një larmi industrish përgjatë tre viteve, Uplift Western Balkans ka qenë mikpritës i startupeve të fushave të ndryshme si shëndeti, arkitektura, moda, realiteti virtual, e-commerce, inteligjenca artificiale, teknologji edukative, fintech, asistentë virtual, real estate, e video lojëra.

 

Kush janë mbështetësit e Uplift?

Uplift Western Balkans është themeluar me vizionin për ta shndërruar Ballkanin Perëndimor një prej ekosistemeve më tërheqës të startupeve të teknologjisë në Evropë dhe rritur shanset e tyre për sukses.

Uplift Western Balkans mbështetet financiarisht nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” të financuar nga Qeveria Italiane dhe zbatuar nga UNICEF në Shqipëri.

Uplift Western Balkans është një program për Mbështetjen e Startupeve të organizuar në Shqipëri nga ICTSlab në partneritet me Venture Up në Kosovë dhe Ican në Maqedoninë e Veriut.

Uplift gëzon gjithashtu mbështetjen e një partneriteti të gjerë siç janë partnerët SwissEP, EU4Innovation, Albvision, Bashkia Tirane, Universiteti i Prishtines, Universiteti i Evropes Juglindore në Tetovë e shumë partnerë të tjerë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Bëni kujdes kur blini imitime të syzeve, pasi shumë prej tyre mund të sjellin probleme me shikimin
Tjetra Shërbimi Full Self-Driving i Tesla nuk arrin të zbulojë praninë e fëmijëve në testime

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT teston krijimin e group chats në Japoni, Zelandë e Re, Korenë e Jugut dhe Tajvan
Tech
17 Nëntor, 2025
Sam Altman po punon për të modifikuar gjenetikisht fëmijët që të mos mbartin sëmundje të trashëgueshme
Science
17 Nëntor, 2025
Nissan po riimagjinon zhvillimin e makinave nëpërmjet AI
Cars
17 Nëntor, 2025
Porsche sjell kartën e kreditit Premium për klientët e saj
Cars
17 Nëntor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Array Labs po skanon Tokën nga hapësira për të pajisur makinat që vetëdrejtohen me harta 3D

8 Gusht, 2023
Tech

Implanti në tru i jep mundësinë një personi të paralizuar të shkruajë vetëm nëpërmjet mendimeve

16 Maj, 2021
Tech

Prezantimi i produkteve të reja nga Apple mund të mos ndodhë më çdo vit

14 Tetor, 2024
Tech

Umlaut dhe MedUX vlerësojnë Vodafone Albania, si rrjeti më i mirë për performancë dhe eksperiencën konsumatore

20 Shtator, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?