Teleskopi hapësinor James Webb i NASA mund të luajë një rol kryesor në kërkimin për jetë aliene në hapësirë, pasi u arrit analizimi i atmosferës së një ekzoplaneti në detaje që nuk ishin arritur kurrë më parë.
Instrumetet e fuqishme të këtij teleskopi arritën të regjistronin atomet dhe molekulat, së bashku me disa shenja të reve dhe aktiviteteve kimike aktive. Këto shërbime nuk kanë qenë të pranishme në teleskopët e mëparshëm hapësinor si Hubble dhe dhe Spitzer.
Këto të dhëna të reja të gjeneruara konsiderohen si revolucionare dhe mund të zbulojnë se si ky ekzoplanet u krijua nga një disk gazi dhe pluhuri që e rrethonin yllin mëmë në vitet e para të tij.
Natalie Batalha, një astronome që ndihmoi në koordinimin e këtij studimi, tha në një deklaratë: ”Ne e mbikëqyrëm këtë ekzoplanet me disa instrumente të ndryshme, të cilat së bashku ofruan një pamje të gjërë të spektrit infra të kuq dhe një grumbull me aktivitete kimike të cilat më parë nuk ishin të mundura të grumbulloheshin. Të dhëna të tilla janë me të vërtetë revolucionare.”
WASP-39b rrotullohet rreth një ylli në një distancë 8 herë më pranë se Mërkuri ndaj Diellit tonë, dhe astronomët besojnë se të dhënat e grumbulluara nga ky ekzoplanet do të ndihmojnë në kuptimin akoma më të mirë të mënyrës se si këto proçese ndikojnë në diversitetin e planeteve të mbikëqyrura në galaksi.