Sony ka përzgjedhur disa shërbime të veçanta për t’i përfshirë në kameran e re ZV-1F të cilat i përshtaten kërkesave kryesore të krijuesve apo vloggers. Kamera përdor një sensor CMOS tip 1.0 20,1MP, me përmirësim nga paraardhësi i tij falë formës së re ultra-wide 20mm.
Sony siguron se kjo gjë do të përmirësojë videot selfie-style në ZV-1F falë shërbimit të ri Background Defocus. Kamera e re e diznejuar për vloggers është e pajisur gjithashtu me Face Detect si dhe Face Priority Auto Exposure për të parandaluar ndriçimin e tepërt në fytyr për shkak të ndryshimeve të ndriçimit.
Për sa kohë që kjo është një kamera mirrorless nga Sony, ajo sigurisht përfshin Eye AutoFocus, Electronic SteadyShot dhe modalitetin S&Q për të kaluar nga efektet slowmotion në ato hyperlapse. Kur kamera drejtohet drejt diçkaje tjetër përveç një fytyre, Product Showcase do të ndihmojë në fokusimin e objektit të duhur shumë shpejt.
Kamera përdor të njejtin ekran LCD si paraardhësi ZV-1, mirëpo tashmë ekrani i ri mbështet Shot Mark, një funksion të ri që lejon përdoruesit të zgjedhin klipe të veçanta, qofshin ato dhe 15 sekonda, për t’i transferuar në smartphone apo në social media direkt. Kamera sigurisht suporton NFC, SD-card, USB-C, Wi-Fi dhe mini HDMI.
Çmimi me të cilin ka dalë në treg kjo pajisje është $500.